Maldini nis ofensivën e merkatos në Spanjë

Maldini nis ofensivën e merkatos në Spanjë

Merkato, nis ofenziva kuqezi në Spanjë!

Paolo Maldini po synon përforcimin e kuqezinjëve gjatë kësaj vere dhe ka kthyer sytë kah Spanja dhe pikërisht tek skuadra e Sevillas.

Siç raporton e përditshmja spanjolle fichajes.net, Rossonerët kanë shënjestruar Youssef En-Nesyri, një sulmues i lindur në vitin 1997.

Nga ana tjetër klubi andaluzian nuk do ta lërë sulmuesin e saj të largohet për një çmim të ulët pasi ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2025.

Sevilla tashmë ka refuzuar një ofertë të bërë nga West Ham për marokenin ku bëhej fjalë për një shifër prej 35 milionë eurosh.

Por ky fakt nuk përbën problem për Milanin e cila gjatë kësaj vere do të tentojë blerjen e tij.

TAGS