Maldini në aksion, po synon transferimin e mesfushorit nga Bundesliga

Maldini në aksion, po synon transferimin e mesfushorit nga Bundesliga

Hoffenheim ka refuzuar ofertën e parë të AC Milan për mesfushorin Florian Grillitsch.

Mediat gjermane raportojnë se Milani ka bërë një ofertë konkrete për të nënshkruar me Grillitsch nga Hoffenheim, me Maldini që dëshiron të pajtohet sa më shpejt me kushtet me Grillitsch dhe agjentin e tij Thomas Böhm sa më shpejt të jetë e mundur, përcjell ORAinfo.

Sipas Sky Sports Germany, Milani ka një interes konkret për të nënshkruar me 26-vjeçarin austriak, i cili mund të jetë në dispozicion me kushte të favorshme duke pasur parasysh që kontrata e tij skadon në qershor 2022.

Sidoqoftë, Rossonerët kanë parë një ofertë të parë të refuzuar nga ana e ekipit nga Bundesligës dhe ata hipotezojnë se një ofertë tjetër së shpejti mund të lansohet. /ORAinfo/

TAGS