Maldini i jep lajmin e madh tifozëve të Milanit

Maldini i jep lajmin e madh tifozëve të Milanit

Maldini me lajme pozitive për Donnarummën dhe Calhanoglun.

Milani është shumë pranë rinovimit të kontratave të Donnarummas dhe turkut Calhanoglu.

Për ta qartësuar situatën mendoi Paolo Maldini, drejtori teknik i kuqezinjve, para sfidës me Lille.

“Çdo javë mund të jetë ajo e mira: bisedimet vazhdojnë dhe qartësia është ekstreme. Kemi përparuar në tratativa të ndryshme, nuk mund të themi që një javë do të jetë më e mirë se të tjerat. A do të rinovojë kontratën Ibrahimovic? Kur të vijë koha, pa dyshim që po. Lojtarët në skadim kontrate nuk ishin vetëm Donnarumma dhe Calhanoglu. Unë kam luajtur deri në moshën 41-vjeçare dhe çdo lojtar është i ndryshëm nga të tjerët. Ibra? Ai është i veçantë”, u shpreh Maldini.

Fjalë që me siguri do t’u pëlqejnë fansave të “Djallit” pasi janë të dashuruar me suedezin.

Pastaj Maldini dha komentin e tij për Piolin:

“Ai ka vizituar disa skuadra, kjo është hera e parë që u rikonfirmua. Ishte gjëja më logjike për të bërë. Titulli? Nuk e di nëse jemi gati për të fituar dhe nëse në fund të sezonit nuk do të zhgënjehemi. Do të zhgënjehemi nëse nuk do të bëjmë maksimumin për të fituar. Të hedhësh kandidaturën për titullin mund të jetë e rrezikshme, por ka vite në të cilat lind diçka e pabesueshme”.

TAGS