Magnituda sjellin versionin akustik të këngës “Kujtimi”

Grupi muzikor nga Rahoveci, Magnituda, kanë prezantuar për publikun projektin e tyre të ri muzikor.

“Kujtimi” mban titullin kënga e tyre, të cilën ata e kanë sjell në versionin akustik dhe të shoqëruar me klip.

Kënga trajton një temë dashurie, dhe është sjellë në mënyrën më të mirë, të realizuar me orkestër.

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe është xhiruar i tëri në vreshtat e Rahovecit.

Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Ikon Studio. /Telegrafi/

TAGS