Lyrical Son rrëfen momentin e vështirë: Mjekët i sugjeruan bashkëshortes të abortonte

Lyrical Son rrëfen momentin e vështirë: Mjekët i sugjeruan bashkëshortes të abortonte

Reperi Lyrical Son, së fundmi ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë së bashku me familjen e tij.  Gjatë një lidhje direkte për emisionin ‘Ftesë në 5’ ai rrëfeu një periudhë të vështirë që kaloi kur bashkëshortja e tij ishte shtatzënë me vajzën e dytë.





Reperi shpjegoi se mjekët nuk i kishin dhënë shpresë dhe e kishin këshilluar bashkëshorten të abortonte, por ka qenë vetëm Zoti ai që ka bërë të mundur që e bija, Erika sot të jetë gjallë.

“Gjithë doktorët ku shkuam për kontroll, na sugjeruan të abortonte, në kontrollin e fundit mjeku tha që kjo ishte punë e Zotit dhe jo e mjekësisë. Është mrekulli e Zotit që Erika sot është 1 vjeç e katër muaj,”– sqaroi ai.

Dyshja Lyrical Son dhe Gresa jetojnë në Kosovë dhe janë prindër të dy vajzave Eva dhe Erika.

TAGS