Lukaku shpërthen keq me agjentin e tij, kjo është arsyeja

Lukaku shpërthen keq me agjentin e tij, kjo është arsyeja

Romelu Lukaku, ka kritikuar komentet e agjentit të tij në lidhje me të ardhmen e tij te Chelsea.

Në një intervistë dhënë për një gazetë italiane, Federico Pastorello tha se situata e 29-vjeçarit në Stamford Bridge do të duhet të “vlerësohet me kujdes” në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

Komentet e Pastorellos ishin në lidhje me Lukakun që dështoi të bënte ndikimin e dëshiruar në Stamford Bridge, duke sugjeruar se një transferim diku tjetër ishte një mundësi.

Megjithatë, Lukaku, i cili ka shënuar tre gola në dy paraqitjet e tij të fundit në Premier League, ka shprehur pakënaqësinë e tij në intervistën në rrjetet sociale.

Në një deklaratë zyrtare, Lukaku tha: “Kurrë nuk do të lejoj dikë tjetër të flasë për mua. E mbajta gojën mbyllur dhe u fokusova për të ndihmuar ekipin dhe për ta mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Pra, nëse dikush atje përpiqet të thotë diçka për mua dhe klubin tim , nuk është në emrin tim”, ka përfunduar belgu.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka pranuar se Lukaku e ka vënë veten në garë për një fillim në finalen e Kupës FA të së shtunës me formën e tij të fundit./ORAinfo/