Surprizë gjigante: Çfarë do të ndodhë me Luiz Ejllin të shtunën.
Ish-fituesi i Big Brother Canada, Kevin Jacobs, do t’i bëjë një surprizë Luiz Ejllit brenda shtëpisë së BBV.
Në një video, Kevin Jacobs ka publikuar momente nga aeroporti dhe tregon se është nisur për në Shqipëri për një surprizë për Luizin.
Kevin mësoi përmes rrjeteve sociale për përmendjen e emrit të tij në Tiranë, pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë të martën e kaluar, duke futur në kurth Armaldon dhe Kristin e duke shkelur rregullin e lojës.