Edicioni i dytë i Big Brother VIP është komentuar mjaft në rrjet. Protagonist i këtij edicioni duket të jetë këngëtari Luiz Ejlli.
Sonte në nominim janë Luizi, Kiara, Deamishel dhe Mikela. Por, përtej mbështetjes që ndjekësit i kanë dhënë këngëtarit, duket se aventura për të mbaron mbrëmjen e sotme.
Edhe moderatori Florian Agalliu, referuar burimevee të brendshme nga Top Channel thotë se sonte del Luizi.
Por, në një kohë kur televotimi është ende i hapur, mos vallë produksioni ka vërtetuar se Luizi vuan nga sëmundja e rrallë, për të cilën tha se isht historia e një shoku?
Thënë kështu, këngëtari penalizohet në mënyrë direkte. Kjo pasi në Big Brother, të gjithë pjesëmarrësit duhet të gëzojnë shëndet të plotë.