Luiz me lëvdata të mëdha për Klopp para përballjes direkte

Luiz me lëvdata të mëdha për Klopp para përballjes direkte

Ndeshja ndërmjet Liverpool dhe Chelsea po afron, dhe David Luiz është kujdesur të jap disa lëvdata për trajnerin e kundërshtarëve.

Qendër mbrojtësi brazilian beson se Jurgen Klopp ka aftësinë që ta bëjë secilin lojtarë më të mirë.

Luiz beson se është pikërisht influenca e trajnerit gjerman ajo që ka sjellë Liverpoolin deri në këtë pikë të sezonit.

“Ai përmirëson secilin lojtar. Ai e ka bërë këtë me të gjithë, me mbrojtësit e krahut, me qendër mbrojtësit, portierët dhe mesfushorët, por sidomos me sulmuesit” ka thënë Luiz, transmeton lajmi.net.

“Kjo është arsyeja pse ata po luajnë një sezon fenomenal, por ndonjëherë futbolli kund të jetë i padrejtë sepse ata luajnë mirë, por City është duke fituar garën për titull” ka thënë tutje mbrojtësi.

“Dua të flas rreth tyre sepse ata meritojnë për atë se çfarë po tregojnë në fushën e blertë. Do të jetë ndeshje e vështirë. Do të japim gjithçka për fitoren” ka thënë ndër të tjerash Luiz.

Luiz pritet që të jetë startues në ndeshjen kundër Liverpool, krahas Rudiger në dyshen e mbrojtjes. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS