Luana Vjollca ‘muaj mjalti’ para dasmës, kush janë VIP-at që pushuan në jaht

Luana Vjollca ‘muaj mjalti’ para dasmës, kush janë VIP-at që pushuan në jaht

I nxehti afrikan duket se i ka gjetur të gjithë në plazh. Nën këto temperatura të larta, vendi ideal për të kaluar orët e nxehta është piëkrisht deti. Dhe duket se personazhet e famshme e dinë më së miri këtë dhe këtë fundjavë na ka magjepsur me fotot e tyre nga pushimet. Ka nga ata që zgjedhin pishinën, ka edhe nga ata që zgjedhin të pushojnë jashtë Shqipërisë. E rëndësishme është që kryefjala e tyre edhe për këtë vit ka qenë deti dhe diell.


Luana Vjollcën

Për Luanën ky është një vit i ngjeshur. Pasi mbylli një sezon të suksesshëm dhe po bëhet gati për një tjetër sezon, moderatorja më në fund do të kurorzojë edhe dashurinë e saj 5 vjeçare me Krenar Çocajn. Çifti ka planifikuar gjithçka për dasmën e tyre, por duket se përpara ata kanë gjetur kohë që të arratisen edhe njëherë nga Shqipëria. Dy të rinjtë kanë zgjedhur një nga resortet më luksoze në Turqi për të shijuar privatsinë dhe luksin gjatë ditëve të relaksit.

Rezarta Shkurta

Edhe për Rezin ka nisur vera. Këngëtarja ka zgjedhur ta kalojë fundjavën buzë detit, ku dhe ka shkëputur një foto. Ajo që na bie në sy këtë vit është se format e Rezartës janë përmisuar ndjeshëm. Me disa kile më pak, këngëtarja duket edhe më seksi. E veshur me bikini të zezë, buzë detit, padyshim kjo është një nga pozat më të bukura të kësaj vere.

Roza Lati

Kohë për pushime edhe për moderatorin Roza Lati. Pasi i ka bërë pushimet e para në Dubai, Roza zgjodhi ta kalojë fundjavën në jug të vendit. Nga fotot shohim se ajo shfaqet si gjithmonë provokuese dhe seksi në fotot që publikon në rrjetet sociale.

Jona Spahiu

Ky ishte viti i saj i rikthimit në ekran. Moderatorja ka pasur një sezon të ngarkuar me spektaklin e humorit “Kosherja”, por duket se ka gjetur kohë edhe të pushojë.

Jona së bashku me bashkëshortin janë fotografuar teksa kanë zgjedhur të pushojnë në një jaht. Natyrisht që kjo është vetëm një arratisje e shkurtër për ta, përpara pushimeve të gjata që familja do të bëjë.

Eliona Pitarka

Pushimet e para për Elionën si mama. Familja ka zgjedhur të shkojë në Mal të Zi për ditët e para të pushimeve. Këtë vit, së bashku me çiftin është edhe Gala, vajza e vogël e aktores.

Duhet thënë se Eliona menjëherë pas lindjes është shfaqur në top formë dhe nuk ka “frikë” të shpalosë format e saj në rrjetet sociale.

Rudina Dembacaj

Pushimet kanë nisur edhe për familjen e Rudinës. Ajo së bashku me Mark Frrokun, vajzën e saj dhe fëmijët e bashkëshortit kanë zgjedhur jugun e vendit për t’u relaksuar disa ditë. Aktorja ka postuar në rrjete sociale foto teksa puth plot dashuri bashkëshortin buzë detit. Mesa duket edhe ky çift ka gjetur pak kohë për të pushuar, mes gjithë punëve dhe angazhimeve që kanë në Tiranë.

Emina Cunmulaj

Në muajin e gjashtë të shtatzanisë, supermodelja duket se po kaloj disa ditë relaksi me familjen e saj. Në jahtin që ka, Emina është bashkë me bashkëshortin, vajzat dhe miqtë e çiftit.

Udhëtimi për të ka nisur si gjithmonë nga vendlindja, Mali i Zi për të vijuar më pas me të jgithë bregun. Kujtojmë se çdo verë ajo dhe familja e saj, kalojnë kohë duke vizituar thuajse të gjithë bregdetin e Mesdheut, por jo vetëm.

Xhemi Shehu

Për Xhemin ky ka qenë një sezon më i lehtë, duke qenë se moderatorja është shkëputur nga ekrani. Tashmë që sezoni i verës erdhi, ajo do të ketë edhe më shumë kohë për të pushuar me familjen e saj.

Si rrallë herë prezantuesja ka postuar në rrjetet sociale foto me bikini nga bregu i detit. Duhet thënë se Xhemi vijon të mbetet një ndër femrat më të bukura në vendin tonë.

Beatrix Ramosaj

Këngëtarja sapo ka lançuar këngën e saj të rradhës, ndaj duket se tani, disa ditë relaksi i ka mëse të merituara. Beatrix ka zgjedhur jugun e vendit për të kaluar disa ditë pushimesh me shoqërinë.

Në rrjetet sociale ajo ka publikuar pamje nga deti, por edhe nga festa ku ajo ka marrë pjesë dhe duhet thënë se në dukje, grupi i shoqërisë ka kaluar një fundjavë shumë të zjarrtë.

TAGS