Luana Vjollca dallon si ‘Nata me Ditën’ në Instagram dhe në jetën reale

23:41 | 3 Gusht 2019
23:41 | 3 Gusht 2019
Luana Vjollca ka publikuar një video mjaft interesante në Instagram.
Luana Vjollaca është një nga figurat më simpatike dhe të dashura në estradën shqiptare, shkruan lajmi.net.
Moderatorja/këngëtarja ka publikuar dy video në Instagram ku bën krahasimin e saj në jetën reale me atë në Instagram dhe dallimet janë të mëdha.
Në videon e parë këngëtaren mund të shohim me shumë elegancë duke pozuar para kamerës ndërsa në videon e dytë Luana me një fustan të gjatë pa asnjë kompleks luan me top sikur të ishte fëmijë. /Lajmi.net/