Luana e dashuruar? Moderatorja befason me përgjigjen

Luana e dashuruar? Moderatorja befason me përgjigjen

Luana tregon a është dashuruar.

Moderatorja dhe autorja e emisionit “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca, kishte rezervuar një super spektakël me rastin e Vitit të Ri.

Një nga surprizat e 1 janarit ishte përballja e vetë moderatores me showgirl-in Luana Vjollca. Nuk e kishim menduar se Luana Vjollca do të intervistohej nga vetë vetja e saj në “Shiko Kush LUAN”, por ja që kjo gjë sapo ndodhi.

Por jo vetëm kaq, bukuroshja bionde kishte vendosur që ta vinte veten e saj në siklet, duke i bërë disa pyetje pikante. Një ndër to është “A je e dashuruar?”.

“PO”, – ishte përgjigja e showgirl-it Vjollca.

“Po besoj ju e dini të gjithë me kë jam, pse duhet ta them prap, sa herë duhet ta them? E dini apo se dini? Jam e dashuruar me punën, me ty! Je e mirë thellë thellë, po të të njohin mirë je e lezetshme, gocë e mirë, ke disa parime të lezetshme, rri në shtëpi, shko dil ndonjëherë, bëj ndonjë gjë në jetë …”, përfundoi Luana duke i thënë autores Vjollca.

TAGS