Lojtari që dështoi te Man Utd e zëvendëson Manen te Liverpool

Lojtari që dështoi te Man Utd e zëvendëson Manen te Liverpool

Memphis Depay mund të rikthehet në Premierligë, por jo te Manchester United.

Ish numri shtatë i Manchester United është rrugës për t’u kthyer në Premierligë, por tani te skuadra e Liverpoolit.

‘The Reds’ po shqyrton mundësinë e transferimit të Memphis Depay, për të zëvendësuar Sadio Mane.

Reprezentuesi nga Senegali, po kërkohet nga Real Madrid, dhe kthimi i Zinedine Zidane në bankinën e ‘Los Blancos’, mund të ndikojë të shtyjë para këtë transferim.

25 vjeçari Depay, pas një periudhe të errët te Manchester United, te Lyon ka rikthyer formën më të mirë, duke shënuar 30 gola në 80 paraqitje./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS