Lojtarët e Kosovës dalin në fushë, priten me ovacione nga tifozët në ‘Fadil Vokrri’

20:10 | 14 Tetor 2019
20:10 | 14 Tetor 2019
Kombëtarja e Kosovës ka zbritur në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të kryer nxehjet e fundit para përballjes me Malin e Zi.
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, janë pritur me ovacione të mëdha nga tifozët, që menjëherë ua ofruan atë ngrohtësinë e të qenit në shtëpi.
Kosova siç e dimë, sonte në ‘Fadil Vokrri’ takohet me Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020./Lajmi.net/