Liverpooli e nisë edicionin e ri me barazim – ndalet nga Fulhami

Liverpooli e nisë edicionin e ri me barazim – ndalet nga Fulhami

Liverpooli e ka filluar me barazim edicionin 2022/23, pasi është ndaluar në 2-2 si mysafir i Fulhamit.

Me lojën që tregoi skuadra e promovuar nga Championshipi, bëri të ditur se do të jetë një arrë e fortë për t’u thyer.

Ishte minuta e 32-të e takimit, kur Alesandar Mitrovic shënoi për 1-0, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me vetëm këtë gol të realizuar.

Pjesa e dytë pati një pamje tërësisht ndryshme, derisa u shënuan tre gola të tjerë.

Fillimisht, Darwin Nunez debutoi me gol në Ligën Premier, pasi pranoi një asistim nga Mohamed Salah në minutën e 64-të.

Por, vendasit e rikthyen epërsinë, kur Mitrovic (72’) shënoi golin e tij të dytë në këtë takim, mirëpo kësaj radhe nga penalltia.

The Reds nuk u dorëzuan deri në fund, dhe ia dolën t’i barazonin shifrat në 2-2 me golin e Salah, derisa me Nunez i shkëmbyen vendet.

Duket se Liverpooli duhet të marrë shumë shpejtë veten, pasi me këtë lloj paraqitje – vështirë se mund të sfidojë për titull.