Liverpool merr tri pikë të arta ndaj Southampton, mban gjallë shpresën për titullin

Liverpool merr tri pikë të arta ndaj Southampton, mban gjallë shpresën për titullin

Liverpool merr tri pikë të arta ndaj Southampton, mban gjallë shpresën për titullin

Skuadra e Liverpool ka arritur që me shumë mund të marrë tri pikë në ndeshjen që e luajti në udhëtim kundër Southampton, duke fituar me rezultatin 1:3.

Lojtarët e Jurgen Klopp nuk e nisën siç është më së miri këtë takim, duke pasur shumë vështirësi për të qarkulluar topin.

Southampton ushtroi një presion të madh, dhe u deshën vetëm 9 minuta lojë që Liverpool ta gjente vetën në disavantazh, shkruan lajmi.net.

Ishte qendër sulmuesi Shane Long i cili shfrytëzoi për mrekulli një situatë në zonën e Liverpool, për  të shkundur rrjetën e Alisson.

Megjithatë, po në pjesën e parë, ‘The Reds’arritën që të barazojnë rezultatin, me anë të Naby Keita, në minutën e 36’, shkruan lajmi.net.

Liverpool vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit. Ishte një kundërsulm i rrjedhshëm i minutës së 80’ të cilin për mrekulli e finalizoi Mohamed Salah, për epërsinë e parë të Liverpool.

Vulën për fitoren e skuadrës së Jurgen Klopp e dha kapiteni Jordan Henderson, i cili realizoi në minutën e 86’.

Me këtë fitore, Liverpool kthehet përkohësisht në vendin e parë në tabelë, me 82 pikë, dy më shumë sesa Manchester City, por duhet kujtuar se ‘Citizens’ kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS