Liverpool favorit për transferimin e këtij lojtari

Liverpool favorit për transferimin e këtij lojtari

Liverpool favorit për nënshkrimin e Donyell Malen.

Liverpool shihet si favorit për të transferuar qendërsulmuesin e PSV-së, Donyell Malen para Juventusit në fundin e sezonit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Liverpool dhe Juventus janë duke garuar për shërbimet e sulmuesit.

“Reds” kanë qenë të lidhur me Malen disa herë gjatë këtij muaji dhe interesimin e madh të klubit anglez e ka vërejtur edhe sulmuesi.

Malen në kampionatin holandez ka realizuar 21 gola në 30 ndeshje dhe shihet si lojtari i duhur që do garojë me katërshen Diogo Jota, Sadio Mane, Mo Salah dhe Roberto Firmino për pozitën në formacionin bazë.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje nuk do kompletohet nëse nuk paguhen 40 milionë euro.

TAGS