Lionel Messi te PSG? Ky është reagimi nga babait i tij

Lionel Messi te PSG? Ky është reagimi nga babait i tij

Ka folur babai i Messit në lidhje me kalimin e tij tek PSG.

Babai i Lionel Messit, Jorge Messi, ka reaguar ndaj spekulimeve të ESPN, se ai ka nisur bisedimet me PSG-në, për transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë te kampionët e Francës.

Gjatë pasdites së të mërkurës, ESPN raportoi se babai i Lionel Messit ka filluar bisedimet me PSG që nga janari, për një transferim të argjentinasit në Ligue 1.

Por, i shpejtë dhe ashpër ka qenë reagimi i babait të Messit, Jorge.

Ai këto pretendime i ka cilësuar të rreme.

“Ndaloni të shpikni. Lajm i rremë”, thuhet në reagimin e babait të Messit.

E ardhmja e Messit te Barcelona vazhdon të diskutohet shumë, sidomos pas afatit të fundit kalimtar, kur 33 vjeçari kërkoi largimin.

TAGS