Lionel Messi lihet jashtë nga ndeshja sotme

Lionel Messi lihet jashtë nga ndeshja sotme

Messi as në bankën rezerv, lihet jashtë nga ndeshja sotme.

Barcelona do të luajë sot kundër Real Sociedad me fillim nga ora 21:00, mirëpo do të jetë pa kapitenin, Lionel Messi.

Kjo pasi ky i fundit ka ndjerë shqetësim në muskujt e tij dhe për këtë arsye nuk është rrezikuar nga trajneri Ronald Koeman.

Në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Granada, Messi u zëvendësua në pjesën e dytë pikërisht për shkak të një lëndimi të mundshëm.

Dhe kësisoj, ky lëndim do ta mbajë atë jashtë për këtë ndeshje të Super Kupës së Spanjës.

Sulmi i blaugranëve për këtë ndeshje përbëhet nga Dembele, Griezmann dhe Braithëaite.

TAGS