Liga e Evropës sjell sot disa ndeshje spektakolare

Liga e Evropës sjell sot disa ndeshje spektakolare

Pas Ligës së Kampionëve edhe Evropaliga do të rikthehet me super ndeshje gjatë ditës së sotme.

Liga e Evropës ka tre orare për këtë ditë (e enjte), ku së pari do të shohim një ndeshje nga ora 16:00 (Dynamo Kiev dhe Club Brugge).

Ndërsa më pas, tetë ndeshje do të zhvillohen në orarin 18:55, ku njëra nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes Real Sociedad dhe Manchester United.

Me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohen edhe gjashtë ndeshje të tjera.

Lille – Ajax dhe Benfica e Arsenal janë gjithashtu dy ndeshje të tjera shumë interesante në këtë fazë të Ligës së Evropës.

TAGS