Libri që do trazojë familjen presidenciale/ Shoqja e Melanie gati zbulimin e sekreteve

Libri që do trazojë familjen presidenciale/ Shoqja e Melanie gati zbulimin e sekreteve

Stephanie Winston Wolkoff, ish-shoqja e Melania Trump ka gati librin e saj që do të titullohet “Melania and me”, me sekrete për zonjën e parë të SHBA-ve, raporton BBC. Stephanie ishte shoqja e ngushtë e Melania Trump dhe ndihmësja e saj në organizimin e ceremonisë së betimit të Trump, kur mori presidencën.



Megjithatë disa kohë më pas, ajo dhe kompania e saj u akuzua se vodhën plot 26 milionë dollarë nga organizimi i kësaj ceremonie dhe prej atëherë miqësia me Melania-n u prish Stephanie nuk i pranoi kurrë akuzat dhe pritet që ky libër, i cili do të publikohet me 1 shtator, të shkaktojë shumë trazira, sipas “BBC”.

TAGS