Lewandowski në radarin e Interit

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka përfunduar në radarin e klubit italian, Interit, të cilët e shohin si zëvendësues të Mauro Icardit.

Icardi mendohet se është duke e zhvilluar sezonin e fundit si lojtar i Interit dhe me shumë gjasë pritet të largohet në verë.

Largimi i yllit argjentinas pritet të ndodh shkaku i problemeve të shumta të tij në klub, të cilët përfunduar me heqjen e shiritit të kapitenit.

Lexo po ashtu:

Situata e Icardit ka bërë që drejtuesit e klubit italian të mendojnë për alternativa zëvendësuese të tij.

Lewandowski është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë viteve të fundit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Onet, Interi është i përgatitur për të synuar sulmuesin e Bayern Munichut , Lewandowski, këtë verë.

Nerazzurët e shohin sulmuesin polak si njeri i përsosur për të zëvendësuar Icardin, i cili pritet të largohet nga San Siro këtë verë.

Lexo po ashtu:

Lewandowski ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin këtë sezon, ndërsa ka disa sezone që tregon nivel të lartë.

Përveç polakut, Interi është lidhur edhe me sulmues tjerë si Romelu Lukaku, Timo Werner dhe Paulo Dybala. /Telegrafi/

TAGS