Lewandowski e ‘dridh’ Bayernin, e dëshiron kalimin të gjiganti spanjoll

Lewandowski e ‘dridh’ Bayernin, e dëshiron kalimin të gjiganti spanjoll

Lewandowski ‘ëndërron’ kalimin te Real Madrid

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka kërkuar nga agjenti Pini Zahavi, t’i sigurojë kalimin te Real Madrid në verë.

33-vjeçari vazhdon të shkëlqejë te Bayern Munich gjatë sezonit 2021/22, duke shënuar 25 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.

Ndërkohë, ka menaxhuar të shënojë 319 gola në 349 ndeshje që prej kalimit te “Bavarezzët” që nga Borussia Dortmund në qershorin e vitit 2014.

Lewandowski ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratë, andaj polaku dëshiron një aventurë të re.

Sipas AS, sulmuesi është i dëshpëruar për kalimin te Real Madrid dhe Zahavi është duke negociuar me klubin madrilen.

Lewandowski në të kaluarën ka qenë i lidhur me kalimin në Premierligë, me Manchester Cityn, Chelsea dhe Liverpool të interesuar./Lajmi.net

TAGS