Lëvizje e papritur, ja ku po transferohet Asensio

Lëvizje e papritur, ja ku po transferohet Asensio

Asensio mbetet në radarin e Liverpoolit

Klubi anglez, Liverpool po shikon me vëmendje mundësinë e transferimit të yllit spanjoll të Real Madridit, Marco Asensio.

25-vjeçari është i pakënaqur me rolin e tij aktual në Santiago Bernabeu nën drejtimin e Carlo Ancelotti.

Kjo situatë thuhet se po e shtyn lojtarit të largohet nga klubi në janar dhe klubi mbretëror është gati ta lejojë këtë gjë.

Sipas mediumit ABC, Liverpooli i ka vënë sytë sulmuesit anësor të Real Madridit, Asensios dhe është gati të tentoj transferimin e tij.

Liverpool është i bindur nga cilësitë e Asensios, i cili ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje të La Liga për Realin deri më tani këtë sezon.

Çmimi i lojtarit spanjoll është i fiksuar tek 35 milionë euro.

TAGS