Lëndimi ia mohon kalimin tek Milani, ylli i madh mungon për dy muaj

Lëndimi ia mohon kalimin tek Milani, ylli i madh mungon për dy muaj

Lëndimi ia mohon kalimin tek skuadra e Milanit, Simakan mungon për dy muaj.

Mbrojtësi i Strasbourgut, Mohamed Simakan ka pësuar lëndim për dy muajt e ardhshme, andaj Milani duhet të shikojë tjetër kund.

Qendërmbrojtësi ishte i lidhur me kalimin në “San Siro” dhe në ditët në vijim pritej të bënte testet mjekësore.

Sidoqoftë, lëndimi i fundit i pësuar i ka shkaktuar probleme, sepse tani do mungojë në dy muajt e ardhshme.

Kjo ka bërë që “Rossonerët” të gjejnë pasuesin dhe favoriti është mbrojtësi i Chelseas, Fikayo Tomori, derisa kanë nisur kontaktin me “Blutë”.

Tomori vetëm do huazohet dhe ndoshta gjiganti londinez do e lejojë mundësinë e blerjes.

TAGS