Lëndimi i Gundogan, flet Guardiola: Nuk e rrezikuam, do ta shikojmë gjendjen e tij nesër

Lëndimi i Gundogan, flet Guardiola: Nuk e rrezikuam, do ta shikojmë gjendjen e tij nesër

Pep Guardiola pranoi se ishte i shqetësuar për dëmtimin e Gundogan, I cili shënoi në humbjen e Manchester City nga Brighton 2-3.

“Gundogan mori një goditje në gju gjatë pjesës së parë. Do të shohim nesër se si do të jetë ai”, tha fillimisht Guardiola.

“Ai nuk ishte në gjendje të vraponte si duhet dhe ne vendosëm që ishte më mirë të zëvendësoheshim”, shpjegoi trajneri spanjoll, duke folur për BBC.

Joao Cancelo u përjashtua pas nëntë minutash: “Unë nuk jam gjyqtar dhe nuk mund të komentoj”, komentoi Guardiola.