Ledri sjell imazhin më të ëmbël të Poem Blu me rastin e dy-mujorit dhe ditës së Shën Valentinit

Ledri sjell imazhin më të ëmbël të Poem Blu me rastin e dy-mujorit dhe ditës së Shën Valentinit

Sot shënon dita e të dashuruarve dhe ndonëse shumica e festojnë atë me lule dhe çokollata ka disa prej çifteve të showbizit që e festojnë atë me fëmijët e tyre në veshje sportive dhe kushte shtëpie.

Sara ka publikuar foton më të ëmbël të Ledrit dhe Poemës, që na vjen si kartolina më e bukur për këtë Shën Valentin.

Babë e bijë shihen pranë njëri-tjetrit, teksa në foto duket se fytyrat e tyre janë në sinkron, pasi të dy shfaqen me gjuhën jashtë.

“Dy të dashuruar për Shën Valentin pra. Gëzuar Shën Valentinin”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tyre.

Ndërsa Ledri publikoi një ‘selfie’ të Poem Blu që shkriu zemrat e ndjekësve ku i uroi vajzës së tij 2-mujorin.

TAGS