Ledjana tregon të vërtetën e lidhjes me Mevlanin

Ledjana tregon të vërtetën e lidhjes me Mevlanin

Ditën e djeshme u transmetua puntata e fundit e rrugëimit të Ledjaneës dhe Mevlanit në “Përputhen”. Ndonëse gjithçka u mbyll bukur, me emocione e puthje, në fakt ditët e fundit është vënë re se gjërat mes Mevlanit e Ledjanës janë krisur.Ishte vetë Ledjana ajo e cila nuk i jep dot një drejtim ndjenjave kundrejt Mevlanit. Sot përmes një postimi, Ledjana ka sqaruar se gjërat mes tyre për momentin nuk janë mirë dhe marrëdhënia e tyre ka përfunduar, por të ardhmes asnjëherë nuk i dihet.


“Së fundmi do shkruaj për Mevlin. Siç dhe ju e keni parë unë dhe Mevlani nuk ndiqemi më në rrjete sociale pasi jemi zënë, por mendoj që këtë ta diskutoj në një moment të dytë pasi e di që dhe ju e meritoni nje shpjegim. Puntata që ju patë sot ka ditë që është xhiruar dhe në vazhdim kam marrë shumë sms nga ju, mesazhe që më komplimentonin, njerëz që më quanin aktore apo edhe nga ata të tjerë që më mbeshtesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjate gjithe ketij rrugetimi kam patur një sjellje të tillë. Di të them vetëm dicka, aktor ose të vërtetë  në fund te dites me teper sesa ju qe na mbeshtesni jemi ne të dy,unë dhe Mevlani ata të cilet lëndohemi dhe i perjetojmë gjerat me keq, e di që shumica nga ju doni që ne të jemi bashkë ama realiteti është se në jemi thjesht kalimtare në jetën tuaj, 2 kalimtare te cilet si bashkë si të ndarë një të nesërme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon. Do keni kaq shumë halle a probleme saqë sdo keni kohe as për të menduar më për mua dhe Mevlanin. Po në fund të diës kush lëndohet? Unë dhe ai. Pra, arsyeja që e shpjegova këtë është se si bashkeë apo të ndarë asnjeri nga ne të 2 nuk ka aktruar, i kemi përjetuar ato emocione njesoj si ju dhe ndarjen e përjetojmë më keq se ju. Ne skemi qënë pjesë e nje filmi ku kishim ndonjë  rol që duhej të putheshim në buzë apo duhej ti bënim surpriza njeri-tjetrit. Kemi qënë pjesë e një reality show ku kemi vepruar siç e kemi ndjerë dhe kaq. Gjithçka ka qënë dhe mbetet e vërtetë, por pjesa sesi ju i përjetoni gjërat, iluzionet që krijoni është në varësi të secilit prej jush”, shkruan Ledjana.

TAGS