Lazio jep lajmin e mirë për Muriqin

Lazio jep lajmin e mirë për Muriqin

Muriqi harron lëndimin dhe rikthehet në stërvitje me Lazion, mund të jetë në fushë në fundjavë ndaj Napolit.

Kanë ardhur lajme të mira më në fund në kampin bardhekaltër të Lazios.

Sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi është rikuperuar nga lëndimi që kishte pësuar së fundmi në Ligën e Kampionëve ndaj Zenit St Petersburg.

Muriqi është stërvitur rregullisht me grupin ditën e enjte dhe duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Mediat italiane kanë raportuar se prizrenasi ka qenë mirë dhe në formë në stërvitjen e ditës së enjte nën urdhrat e trajnerit Inzaghi.

Gjithnjë sipas medieve italiane futbollisti nga Kosova ka lënë tanimë pas lëndimin dhe pritet të rikthehet në fushë këtë fundjavë.

Lazio do të jetë nikoqir i Napolit, në një ndeshje që pritet të luaj edhe sulmuesi kosovar.

26-vjeçari nuk e ka nisur aspak mirë aventurën italiane, pasi deri më tani ende nuk ka gjetur golin me fanellën e Lazios.

Reprezentuesi kosovar ka luajtur tetë ndeshje, katër në kampionat e katër në Ligën e Kampionëve por pa arritur të shënoj.

Gjithsesi në fundjavë ndaj Napolit, Muriqi shpreson të ketë minuta dhe ta gjej golin e parë me fanellën e Lazios.

TAGS