Lautaro Martinezin i fut në garë Barcelonën dhe Real Madridin

Lautaro Martinezin i fut në garë Barcelonën dhe Real Madridin

Barcelona dhe Real Madrid në garë për Lautaro Martinezin.

Ylli i Interit, Lautaro Martinez është i lidhur me kalimin të njëri nga dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.

Argjentinasi është në formë të shkëlqyer, derisa gjatë verës ishte pranë klubit katalunas, por pandemia e koronavirusit ndryshoi gjithçka.

Mirëpo, Barcelona është duke provuar të transferojë Memphis Depay dhe nga kjo situatë është duke provuar të përfitojë Real Madridi që synon ta sjellë talentin në “Santiago Bernabeu”.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, dy gjigantët spanjoll janë duke garuar për shërbimet e lojtarit, derisa Interi është duke bërë çmos që të mos e lejojë të largohet.

Martinez thuhet se ka kërkuar 7.5 milionë euro për sezon, derisa “Neurazurët” nuk i kanë ofruar më shumë se pesë milionë euro.

Klauzola e lirimit të argjentinasit vlen 111 milionë euro, derisa kontrata i skadon në vitin 2023.

Martinez edicionin e kaluar realizoi 21 gola dhe dhuroi 11 asistime në 49 paraqitje për gjigantin nga “San Siro”.

TAGS