Lautaro emocionon tifozët me deklaratën e tij të fundit

Lautaro emocionon tifozët me deklaratën e tij të fundit

Lautaro ka emocionuar tifozët me deklaratën e tij të fundit.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Hellas Veronas.

Interi mposhti Veronan me rezultat të ngushtë 2 – 1, derisa janë lider të përkohshëm në Seria A.

Argjentinasi që realizoi golin e parë, tha se synon të fitojë trofe me “Neurazurët”.

“Erdha këtu për të fituar trofe me klubin. Sot kishim mundësinë dhe ne punojmë çdo ditë që të arrijmë këtu. Janë ndeshje të vështira si sot, ne dhuruam gjithçka dhe morëm tri pikët”, tha ai.

Në rast që Milani mposht Lazion, Interi do renditët prapë në pozitën e dytë në tabelë.

TAGS