Largimi i Salah, më në fund deklarohet edhe Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se nuk do ta detyrojnë askënd të qëndrojë pa dëshirën e tij në klub.
Mirëpo trajneri gjerman beson se në skuadrën që ai drejton lojtarët dëshirojnë të janë pjesë e këtij klubi.
Ai ka folur edhe për spekulimet e fundit rreth Mohamed Salahut, duke u shprehur i bindur se egjiptiani do të mbetet në skuadër.
“Arsyeja e vetme për ta lënë Liverpoolin është moti. Ky është një nga klubet më të mëdha në botë. Ne nuk mund t’i detyrojmë askënd të qëndrojë”, u shpreh Klopp.
Së fundi vetë Salah nuk ka përjashtuar mundësinë të largohet nga Liverpooli.