Largimi i Messit, reagon sërish Laporta: Trishtues, por i pa evitueshëm për momentin dramatik që po kalon klubi

Largimi i Messit, reagon sërish Laporta: Trishtues, por i pa evitueshëm për momentin dramatik që po kalon klubi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar sërish për largimin e Messit nga Katalonja.


Presidenti ka thënë se largimi i numrit 10 ishte i kushtëzuar, për të krijuar frymëmarrje në bilancet e klubit.

“Ne jemi të bindur se vendimet që duhen marrë janë marrë. Largimi i Messit është trishtues, por i nevojshëm. Sepse klubi është mbi të gjitha. Ne do të kishim vënë gjithçka në rrezik, sepse situata financiare është dramatike.

Ajo ka një zgjidhje, por është dramatike. Nëse kjo do të kishte ndodhur më vonë, ne do të kishim edhe një ose dy vite të tjera Messin, por me situatën e tanishme”, tha Laporta.

Ai ka treguar gjithashtu edhe përjetimet e tij kur ka parë Leon me një fanellë të një tjetre skuadre.

“Duke e parë prezantimin e tij… I uroni atij më të mirën. Unë e kam parë të lumtur. Kam pasur ndjenja kontradiktore. I uroj atij më të mirat, më pëlqen ta shoh të lumtur.

Ai dhe familja e tij e meritojnë. Ndoshta do të jemi rivalë. Nuk është e këndshme të shkosh te një rival direkt si PSG”, përfundoi nr. 1 i Barcelonës.

TAGS