Largim i madh nga Interi

Largim i madh nga Interi

Ashley Youngu pritet të largohet nga Interi në fund të këtij sezoni.

Siç raporton “The Mirror”, anglezi dëshiron që në verë të kalojë te Watfordi, klub ku është rritur si lojtar.

Watfordi mund ta marr Youngun pa pasur nevojë që të paguajë dëmshpërblim, pasi lojtari do të jetë i lirë në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata me Interin.

Pjesë e Interit, 35-vjeçari është që nga vera e vitit të kaluar. Këtë edicion ka 26 ndeshje, ku ka bërë dy asistime. Mesfushori që tek Interi po luan si mbrojtës, karrierë ka bërë edhe te Aston Villa dhe Manchester Unitedi.

TAGS