Larg Arsenalit e Evropës, Ozil ka gjetur klubin e tij të ri

Larg Arsenalit e Evropës, Ozil ka gjetur klubin e tij të ri

Ozil ka gjetur klubin e tij të ri, larg Arsenalit e Evropës.

Lojtari i Arsenalit që nuk ka zhvilluar as një minutë për klubin këtë sezon është Mesut Ozil.

Ozil madje është duke kërkuar largimin nga klubi, pasi që nuk po mundet të inkuadrohet me ekipin, kjo pasi disa komenteve që ai pati për rastin e myslimanëve në Kinë.

Së fundmi, është raportuar se 32 vjeçari do të largohet nga Evropa dhe do të shikojë mundësinë për të luajtur në Amerikë, në ligën MLS.

DC United janë klubi që po kërkonë transferimin e tij. Duke pasur parasysh faktin që Ozil ka një brend të kafiterisë në Amerikë, këta të fundit kanë shfrytëzuar këtë gjë.

Oferta e tyre përfshin zgjerimin e markës së tij ‘M10’ në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe do ta bëjnë Ozilin fytyrë kryesore të klubit.

TAGS