LAJMI I FUNDIT: Fiakoy Tomori transferohet në Milan

Skuadra e AC Milanit, ka arritur marrëveshjen e dytë gjatë afatit të janarit pas Mario Manxhukiqit, tani radhën e ka Fikayo Tomori.
Mbrojtësi i Chelseat ka nënshkruar një kontratë gjysmë sezoni, por klubi italian ka të drejtën e blerjes së kartonit të plotë.
Anglezi sot u nënshtrohet testeve mjekësore.
Tomori është pjesë e akademisë së Chelseat nga viti 2014.
Ai në të dy sezonet e fundit është pjesë e ekipit të parë të blutë, duke bërë kështu afër 20 paraqitje.
Nëse Milani dëshiron ta blejë kartonin e plotë në fund të sezonit, do t’i kushtojë plot 30 milionë euro.