Lajm shumë i keq për Aubameyangun

Lajm shumë i keq për Aubameyangun

Aubameyang përsëri do të humbasë ndeshjen me Arsenalin.

Çështjet personale do ta lenë jashtë skuadrës së Arsenalit përsëri sulmuesin Pierre-Emerick Aubamyeang.

Arsenal do të përballen ndaj Southampton në ndeshjen për javën e 20-të në Premierligë, ku Mikel Arteta do të jetë pa sulmuesin kryesor Aubameyangun.

31 vjeçari do të mungojë përsëri për çështje personale për Arsenalin, ai nuk ishte i pranishëm edhe në eliminimin e Arsenali nga FA Cup pikërisht kundër Southampton.

Në faqen e internetit të Arsenal thuhet se ai do të mungojë për shkak të “arsyeve personale familjare”, me Dani Ceballos dhe Pablo Mari gjithashtu të vendosur të humbin ndeshjen.

Mbi rikthimin e tij, menaxheri Arteta tha: “Unë nuk e di. Ai duhet ta adresojë atë çështje, ne do të shohim më pas.”

Arsenali, me një fitore eventuale do të ngritej në pozitën e tetë, me 30 pikë.

TAGS