Lajm katastrofal për Zidanin, lëndohet ylli i madh

Lajm katastrofal për Zidanin, lëndohet ylli i madh

Konfirmohet lëndimi edhe i Benzemas.

Asgjë nuk po shkon siç duhet këtë sezon me Real Madridin e Zinedine Zidane.

Kapiteni i skuadrës, Karim Benzema, është detyruar të ndalet, pas super formës që po kalonte në ndeshjet e fundit.

Sipas Zidanit, ai ka disa shqetësime, që e lënë jashtë për ndeshjen këtë vikend në La Liga dhe është në dyshim edhe për sfidën e Champions League me Atalantën.

“Ai ka disa shqetësime dhe s’do të jetë me ne në Valladolid. Do të shohim javën tjetër. Nga e diela, do të shohim se si do të jetë gjendja e tij”, u shpreh Zizu.

Kujtojmë se Reali ka shumë lojtarë të dëmtuar si Ramos, Carvajal, Militao, Valverde, Rodrygo, Marcelo.

TAGS