Lajm i mirë për PSG, kthehet në stërvitje Ramos

Lajm i mirë për PSG, kthehet në stërvitje Ramos

Sipas raportit mjekësor të Paris Saint-Germain nga kjo javë, mbrojtësi Sergio Ramos do të rikthehet në stërvitje të plotë javën e ardhshme pas rikuperimit nga një lëndim në viç.

Mbrojtësi spanjoll ende nuk ka luajtur për Les Parisiens pasi pësoi një lëndim pasi u bashkua me transferim të lirë nga Real Madrid,përcjell ORAinfo.

Megjithëse besimi i klubit në gjendjen e tij fizike ishte ulur që nga optimizmi i hershëm pas ardhjes së tij, raportet nga media si L’Équipe dhe Le Parisien treguan javët e fundit se qendërmbrojtësi ende pritej të kthehej nga lëndimi i tij dhe të dilte para fundi i vitit./ORAinfo/