Lajm i keq për Liverpoolin, ylli i madh afër largimit

Lajm i keq për Liverpoolin, ylli i madh afër largimit

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për skuadrën e Liverpoolit.

Southampton duket se do të arrijë një transferim të mirë në ditën e fundit të afatit kalimtar duke huazuar nga Liverpooli, japonezin Takumi Minamino

Zyrtarët nga skuadra e St Mary ka hapur negociatat me Liverpoolin këtë mëngjes dhe po kërkon një huazim gjashtë mujor për të.

Diskutimet janë duke vazhduar gjatë tërë ditës dhe Sky Sports raporton se një marrëveshje në princip është arritur me të dyja klubet në orët e fundit.

Japonezi 26 vjeçar i ka bërë testet mjekësore këtë mbrëmje dhe pritet të i bashkohet shokëve të skuadrës së re në një hotel në Manchester para ndeshjes se Southampton kundër Manchester United.

Mendohet se lojtari nuk është regjistruar me kohë dhe nuk do të luajë në Old Trafford ditën e nesërme.

TAGS