Trajneri i Barcelonës, Xavi, do të dënohet me dy ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Atletico Madridit.
Ai kartonin e kuq e mori në pjesën e parë në kuadër të La Ligas, të cilën e fituar 0:3 në udhëtim te Atletico.
Xavi ishte i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit Jose Maria Sánchez Martinez për të mos ndëshkuar një lojtar të madrilenëve për një faull ndaj Ilkay Gundogan dhe u ndëshkua për protestat e tij.
Pak minuta më vonë ai mori kartonin e dytë të verdhë pasi shprehu edhe një herë pakënaqësinë e tij për vendimin e arbitrit.
Ai tani nuk do ta drejtoj ekipin kundër Las Palmas më 30 mars dhe Cadiz më 13 prill.