Laborator kokaine brenda në depo, si u arrestua shqiptari në Itali

Laborator kokaine brenda në depo, si u arrestua shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane, pasi akuzohet për trafikimit të lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se 61-vjeçari u pikas nga agjentët e stacionit të policisë në Lorenteggio duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë pranë magazinës së një kompanie të braktisur, ku dhe u ndalua më pas.



Mësohet se shqiptari gjatë kontrollit iu gjet 1 dozë kokaine, tre celularë, 185 euro dhe një tufë çelësash me të cilët policët hynë në depo. Ndërkohë, nën timonin e një makine të parkuar gjetën një çantë me të 11 gram kokainë, ndërsa brenda tij në total u sekuestruan 18,6 kg heroinë, gjysmë kilogram kokainë, 9 gram marihuanë dhe 8,5 kg lëndë prerëse.

Po ashtu rezultoi se në depo, 61-vjeçari kishte instaluar një laborator të vërtetë droge me përzierës, soba, tenxhere me presion, si dhe një shtypës hidraulik artizanal për paketimin e drogës në blloqe.

Mes të tjerash, mediat italiane bëjnë me dije se u gjetën dhe 48,350 euro.