Labi sapo publikoi këngën më të re “Sa shumë t’kam dashtë”

Labi sapo publikoi këngën më të re “Sa shumë t’kam dashtë”

“Sa shumë t’kam dashtë”, publikohet kënga më e re e Labinot Tahirit.

Këngëtari ka ditë që ka paralajmëruar projektin e sapo publikuar.

“Sa shumë t’kam dashtë”, mban titullin kënga më e re e Labit të cilën e ka lansuar me videoklip, shkruan lajmi net.

Duke postuar pak nga klipi i ri në rrjete sociale, ai tregoi se projekti muzikor tashmë është lansuar dhe mund të dëgjohet në platforma sociale.

“Tani e keni këngën më të re nga Labi juaj! Dhashtë Zoti për të gjithë, mirësi e dashuri. Nga thellsia e shpirtit kam kënduar e jam munduar të sjelli diqka të mirë për ju publik i dashur”, ka shkruar Labi në postim teksa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në realizimin e këngës.

Përndryshe, Labi krahas projekteve të reja muzikore ai po vazhdon të argëtojë publikun në mbrëmje muzikore.

TAGS