Ky veprim i Lewandowski a është konfirmim se ai po largohet nga Bayern!

Ky veprim i Lewandowski a është konfirmim se ai po largohet nga Bayern!

Robert Lewandowski ka “konfirmuar” ndarjen e rrugëve me Bayern Munich.

Ylli polak, Lewandowski me shumë gjasë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me skuadrën bavareze.

Njëri ndër sulmuesit me të mirë në botë kërkon të ndryshojë ambient, me skuadrën e Barcelonës si destiancion i preferuar.

Së fundmi, Lewa ka bërë disa ndryshime në ‘Twitter’. Lojtari ka larguar nga profili gjithçka që lidhet me Bayern Munich.

Paraprakisht, lojtari ka pasur një fotografi me fanellën e Bayern, por tani ajo është larguar.

Mbrëmë, agjenti i Lewandowski ka bërë të ditur edhe një herë se polaku dinte gjithçka për planet e Bayern që ta zëvendësonin me Erling Haaland dhe kjo është një nga arsyet pse ai dëshiron largimin.