Ky pritet të jetë transferi i parë i Juventusit në janar

Ky pritet të jetë transferi i parë i Juventusit në janar

Juventus konsideron transferimin e Pelle në janar.

Skuadra e Andrea Pirlos nuk ka përformuar si duhet deri me tani në Serie A dhe thuhet se janë duke e kërkuar sulmuesin e Shandong Luneng si transfer të mundshëm

Juventusi janë duke marrë në konsideratë transferimin e italianit, Graziano Pelle për të përforcuar opsionet në sulm në janar.

Goal mëson se 35 vjeçari që luan në Kinë me Shandong Luneng i është ofruar disa klubeve italiane, përfshirë edhe liderëve të Serie A, AC Milan dhe rivalëve të tyre të qytetit, Inter.

West Ham është një tjetër skuadër që po e monitoron situatën, pasi që kishte luajtur për ta derisa sulmuesi nënshkroi para vitit 2018 kur ju bashkua Shandon.

Bardhezinjtë kanë pasur një start jo edhe aq të mirë të sezonit të ri dhe kanë vetëm gjashtë fitore nga 13 ndeshjet e para të Serie A, që e lënë atë 10 pikë pas liderëve Milan në titull për kampion.

TAGS