Ky moment nuk u pa në kamera, Verratti i tha Guardiolas “të heshtë”

Ky moment nuk u pa në kamera, Verratti i tha Guardiolas “të heshtë”

Momenti që nuk u pa në kamera, Verratti i tha Guardiolas “të heshtë”.

Ka qenë një moment i çuditshëm gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kur ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti i ka thënë në spanjisht trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, ‘të hesht’.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së parë në Parc des Princes mbrëmjen e së mërkurës, me PSG që kryesonte 1-0 në atë kohë.

Me ndeshjet e luajtura pas dyerve të mbyllura, mikrofonat në anën e fushës incizuan Verrattin duke bërtitur diçka në spanjisht.

Komentuesit e mediumit Sky Sport Italia vunë në dukje se Verratti i tha Guardiolas: “Çfarë doni? Hesht!”.

Besohet se fjalët e italianit erdhën pasi trajneri i Manchester Cityt, Guardiola, sapo i kishte kërkuar gjyqtarit ta ndëshkonte Verrattin për një ndërhyrje.

Kjo ndoshta nuk ishte e nevojshme, duke parë që Guardiola flet italisht falë kohës së tij si lojtar për Romën dhe Brescian.

TAGS