Ky lojtar do të largohet në janar nga Milan

Ky lojtar do të largohet në janar nga Milan

Disa klube spanjolle interesohen për Castillejon

Katër klube të La Ligës janë të interesuar për të nënshkruar me Samu Castillejon po një problem mund ta bllokojë çdo lëvizje të lojtarit

Sulmuesi 26 vjeçar spanjoll ka vuajtur për minuta në ndeshje gjatë këtij sezoni nën drejtimin e Stefano Pioli dhe me paraqitjet e mira të Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias në skuadër, ai duket se nuk ka paraqitje konsistente në kryeqytetin e Lombardisë.

Siç raporton Calciomercato.com, disa klube spanjolle janë gati për të bërë oferta për Castillejo. Këto skuadra janë: Celta Vigo, Getafe, Espanyol dhe Mallorca, të cilat janë duke kërkuar një sulmues krahu të djathtë.

Pengesa më e madhe është paga e madhe e spanjollit. Castillejo fiton rreth 2.5 milionë euro neto për sezon në Itali, e cila shumë është e madhe për pagat e klubeve të interesuara. Kontrata e sulmuesit me Milanon përfundon më 2023.

Genoa po ashtu është e interesuar për Castillejo por ata janë tërhequr nga gara, pasi që Andriy Shevchenko nuk e dëshiron atë në klub.