Ky kandidat prin në sondazhe për president të Barcelonës

Ky kandidat prin në sondazhe për president të Barcelonës

Gjigantja e La Ligës së Spanjës, Barcelona, do t’i mbajë zgjedhjet presidenciale më 7 mars dhe anëtarët do të votojnë nëpërmjet postës për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tre kandidatët për president të Barcelonës janë Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa.

Mediat spanjolle shkruajnë se është Joan Laporta ai i cili prin në sondazhe për t’u bërë president i ri i klubit.

Zgjedhjet ishin planifikuar të mbaheshin më 24 janar, por Barcelona u detyrua t’i shtyjë ato për shkak të kufizimit të lëvizjes, rregulla këto të vendosura nga qeveria e Katalonjës.

Do të jenë gjashtë qendra votimi dhe me postë, pasi qeveria e Katalonjës bëri ndryshim në legjislacionin “për të lejuar votimin me postë për organet sportive”.

Anëtarët, të cilët janë mbi 65-vjeçar do të lejohen të votojnë nga shtëpia. Qendrat e votimit jashtë Katalonjës, me përjashtim të Andorrës, nuk do të përdoren siç është planifikuar për shkak të kufizimeve.

TAGS