Ky është mendimi i sulmuesit Immobile për Vedat Muriqin

Ky është mendimi i sulmuesit Immobile për Vedat Muriqin

Sulmuesi italian i Lazios, Ciro Immobile, e ka vlerësuar lart sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Immobile ka thënë se Muriqi mund të kontribuojë shumë për skuadrën e Lazios.

Muriqi në fundjavë debutoi për skuadrën elitare të Italisë në humbjen nga Sampdoria me rezultatin e thellë, 3:0.

“Vedat Muriqi është një sulmues ndryshe nga unë. Kosovari më njeh mirë dhe di se ku të lëvizë në fushë. Vedati do të na ndihmojë shumë”, ka thënë Immobile.

Te Lazio, prizrenasi u transferua gjatë verës dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025.

TAGS