Ky do të jetë nënshkrimi i parë i Barcelonës në krye me Xavin

Ky do të jetë nënshkrimi i parë i Barcelonës në krye me Xavin

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi, synon që sulmuesin, Cedric Bakambu ta bëjë nënshkrimin e tij të parë,zbulon El Nacional.

Xavi më në fund u konfirmua si pasardhësi i Ronald Koeman të shtunën dhe tashmë ka nisur rindërtimin e skuadrës,përcjell ORAinfo.

Një mbërritje e hershme në janar ka të ngjarë të jetë ylli i DR Kongos, Bakambu, kontrata e të cilit me skuadrën e Superligës kineze Beijing Guoan skadon në fund të vitit./ORAinfo/

TAGS